Privatësia dhe mohimet ligjore
Kjo deklaratë përshkruan mënyrën se si Fedazil i përpunon të dhënat tuaja personale në lidhje me përdorimin e uebsajeve për të cilat Fedazil është përgjegjës.
Përpunimi i të dhënave personale
Ligji belg i datës 8 dhjetor 1992 mbi mbrojtjen e privatësisë jepte të drejta të caktuara në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. Këto janë të gjitha të dhënat që lejojnë identifikimin direkt ose indirekt të një personi. Të dhënat personale nga sot e tutje rregullohen gjithashtu edhe nga Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), Rregullorja (BE) 2016/679 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 27 prill 2016 mbi mbrojtjen e personave fizikë mbi përpunimin e të dhënave personale dhe mbi lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave.
Fedasil është përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale të grumbulluara në uebsajtet www.fedasil.be, www.voluntaryreturn.be dhe www.fedasilinfo.be. Duke vizituar uebsajtet për të cilat Fedasil është përgjegjës, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përpunohen sipas dispozitave të kësaj deklarate.
Kur jepni të dhënat tuaja personale në uebsajtin e Fedasil, për shembull duke plotësuar një formular kontakti, të dhënat tuaja do të përdoren vetëm për qëllimin e synuar përfundimtar dhe në interesin më të mirë të reagimit ndaj kërkesës suaj. Ne asnjëherë nuk do t’ua komunikojmë këto të dhëna palëve të treta.
Fedasil përdor vetëm kuki që paraqesin rrezik të ulët për përdoruesin e uebsajtit. Këto kuki përdoren për të ruajtur preferencat gjuhësore dhe për të gjeneruar statistika përdorimi në mënyrë anonime.
