Kerko
Gjobë
Një gjobë është një shumë parash që ju duhet të paguani nëse keni kryer një vepër penale. Për shembull: një gjobë për shpejtësinë gjatë ngasjes.
Klasat OKAN
OKAN (në holandisht) qëndron për klasën e pritjes për të sapoardhurit të huaj.
Nxënësit e huaj që kanë ardhur vetëm kohët e fundit në Belgjikë mund të marrin mbështetje shtesë në klasa të specializuara. Ju mësoni holandisht atje qe të integroheni në arsim dhe shoqëri.
Orari i hapjes
Orari i hapjes janë orët që një dyqan ose një institucion është i hapur.
Zyra e Punësimit
Një zyrë punësimi do t'ju ndihmojë të gjeni punë. Për shembull: VDAB, Actiris, Forem.
Garanci e qerase
Nje shume parash që qiramarrësi paguan në llogarinë e bllokuar në emër të tij në fillim të marrëveshjes së qirasë. Në fund të periudhës së qirasë, qiramarrësi do të marrë paratë mbrapa nëse ai i ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij sipas marrëveshjes së qirasë.
Paga bruto / paga neto
Një pagë është paraja që një person fiton nga puna e tij ose saj. Shuma përpara se tatimi të zbritet quhet paga bruto. Shuma qe pas taksës zbritet është paga neto.
Pensioni
Mbështetje financiare për njerëzit kur ata përfundojnë karrierën e tyre. Në Belgjikë, mosha e pensionit është 65 vjeç.
Recetë
Një dokument me shkrim që një mjek i jep pacientit për të blerë ilaçe të caktuara në farmaci.
Familje kujdestare
Kujdesi prinderor do të thotë që dikush kujdeset për dhe rrit fëmijën e dikujt tjetër. Kjo mund të ndodhë nëse prindërit e fëmijës (përkohësisht) nuk janë në gjendje të rrisin fëmijën vetë.
Minoren
Nje person më i ri se 18 vjeç.
Kjo deklaratë përshkruan se si Fedasil i përpunon të dhënat personale në lidhje me përdorimin e faqes së internetit fedasilinfo.be, për të cilën Fedasil vepron si kontrollues i të dhënave.
Pas intervistes, CGVS/CGRA do të kontrollojë informacionin dhe dokumentet që keni dhënë. CGVS/CGRA pastaj do të marrë një vendim për kërkesën tuaj për mbrojtje.
Një ekzaminim mjekësor dhe certifikata mjekësore nga një mjek mund të jenë të dobishme për procedurën e azilit.
Nëse kërkesa juaj për mbrojtje ndërkombëtare refuzohet, do të merrni një urdhër për t'u larguar nga territori belg. Ju duhet të largoheni nga Belgjika.
Zyra e Emigracionit DVZ/OE dërgon rastin tuaj në CGVS/CGRA. CGVS/CGRA pastaj ju fton për një intervistë personale.
Ju mund të vendosni të ndaloni procedurën e aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare.
Azilkërkuesit mund të fitojnë ca para nëse ndihmojnë stafin në qendrën e mbërritjes.
Liri do të thotë që ju keni të drejtë për idetë tuaja dhe mendimet tuaja, për të mbrojtur veten, për të zgjedhur fenë tuaj, për të zgjedhur partnerin tuaj.
Si e përshëndetni dikë në Belgjikë?
